Në Kosovë, kryetari i Partisë Demokratike Hashim Thaçi përmbylli sot procesin e nënshkrimit të marrëveshjeve për krijimin e qeverisë së re në të cilën do të përfshihen Aleanca Kosova e Re, partitë e pakicave kombëtare dhe lista Ibrahim Rugova, që ka një deputet në Parlamentin 120 vendesh. Nënshkrimi i marrëveshjeve lë të hapur mundësinë që qeveria e re të votohet nesër, në mbledhjen e parë të Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.