Kosovë, thirrje për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, familjarët e personave të zhdukur gjatë luftës, në natën e vitit të ri, bënë thirrje për më shumë angazhim të institucioneve vendase e ndërkombëtare për ndriçimin e fatit të të afërmve të tyre. Ende mbetet i pandriçuar fati i afro 1 mijë e 600 personave, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare. Autoritetet thanë se kjo çështje do të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë për një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve.

Your browser doesn’t support HTML5

Kosovë, kërkohet ndriçimi i fatit të të zhdukurve