Kosovë, debate rreth sigurimit të energjisë

  • Leonat Shehu

Kosovë, debate rreth sigurimit të energjisë

Në Kosovë aktualisht po zhvillohen debate rreth sigurimit të energjisë së mjaftueshme elektrike, mungesa e së cilës po e përcjellë vendin tash e një kohë të gjatë. Autoritetet thonë se së shpejti do të shpallet tenderi për ndërtimin e një termocentrali të ri që do të prodhojë energji elektrike nga qymyri linjit, meqë vendi ka rezerva të mëdha të tij. Ndërkaq, pjesëtarë të shoqërisë civile thonë se prodhimi i energjisë së ripërtërishme do të duhej të shqyrtohej para se të merret çfarëdo vendimi për ndërtimin e termocentralit të ri. Debatet janë shtuar në një periudhë kur janë shtuar kërkesat për energji në Kosovën e mbërthyer nga moti i lig dhe me temperatura të ulta.