Zëvendëskryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi dhe zëvendësministri i financave, Astrit Haraqija, lirohen nga detyra pas akuzave kundër tyre.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi dhe zëvendësministri i financave, Astrit Haracia, janë liruar sot nga detyrat e tyre për shkak të akuzave të ngritura ndaj tyre.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një komunikate për opinion tha se ata kishin kërkuar lirimin nga detyra deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Në komunikatë thuhet se ata e kanë bërë këtë “për hir të respektimit të procedurave ligjore, që po zhvillohen ndaj tyre dhe me qëllim të krijimit të hapësirës për organet e drejtësisë për të kryer misionin e tyre”. Kërkesa është pranuar nga kryeministri Thaçi, i cili ka marrë zotimet e të dy zyrtarëve se “si përfaqësues të Listës Ibrahim Rugova, do të mbesin partnerë koalicioni në Qeverinë e Kosovës”.
Të premten misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, bëri të ditur se është ngritur një aktakuzë ndaj 11 personave nën dyshimet për korrupsion në ministrinë e shëndetësisë së Kosovës. Në akuzën e ngritur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria e posaçme e Kosovës, janë të përshirë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi dhe ish sekretari i përhershëm i ministrisë së shëndetësisë, Ilir Tolaj.
Në një njoftim të EULEX-it thuhet se “të dyshuarit akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, keqpërdorim gjatë ushtrimit të detyrave, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, evazion fiskal”etj.
Dyshimet mbi zotin Bukoshi kanë të bëjnë me periudhën kur ai drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.
Zoti Bukoshi, gjatë viteve të 90-ta u bë i njohur si kryeministër i qeverisë së shqiptarëve të Kosovës në mërgim, ndërsa pas luftës ai për një periudhë themeloi një parti të re politike, për t’u rikthyer sërish në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Pas zgjedhjeve të vitit 2010, ai u bë pjesë e koalicionit qeverisës të drejtuar nga kryeministri Thaçi dhe aktualisht mban postin e njërit nga kryeministrat e vendit.
Në muajin prill të këtij viti, autoritetet e drejtësisë ngritën një aktakuzë kundër zotit Astarit Haraqija , ish ministër i kulturës nën dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas akuzës, zoti Haraqija dyshohet për dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit, duke lidhur kontrata të paligjshme me kompani private.