Në Kosovë, autoritetet thanë se janë në përfundim e sipër përgatitjet për fillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se fillimi i tyre mund të jetë çështje ditësh.
Diplomati britanik Robert Cooper, i dërguar i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme Catherine Ashton, po qëndron në Prishtinë në kuadër të përpjekjeve për fillimin e shpejtë të këtyre bisedimeve, të cilat ndryshe shihen në Prishtinë e ndryshe në Beograd.