Kosovë: Organizatat joqeveritare protesta për gjendjen në Mitrovicë

Në Prishtinë sot, grupe organizatash joqeveritare protestuan ndaj gjendjes në veriun e Mitrovicës, të banuar me shumicë serbe, ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Kosovës. Me parullën “stop terrorizmit”, protestuesit bënë thirrje për parandalimin e incidenteve si ai i tetë prillit, kur një shqiptar humbi jetën nga pasojat e një shpërthimi në banesën e tij në veriun e Mitrovicës.