Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha sot se çdo përpjekje për të keqpërdorur votën dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës do të ndëshkohet ashpër. Ajo i bëri këto komente pas një takimi me përfaqësuesit prokurorisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe policisë, në funksion të, siç thuhet, sigurimit të një procesi të drejtë e të lirë të zgjedhjeve për pushtetin komunal që mbahen nesër në Kosovë.
Mbi një milion e 700 mijë qytetarë kanë të drejtë të zgjedhin kryetarët e komunave dhe deputetët komunal, ndërsa mbi 100 subjekte politike konkurrojnë në këto zgjedhje. Sivjet, për herë të parë, në zgjedhjet komunale do të marrin pjesë edhe komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe.
Vendi është në heshtje zgjedhore, ndërsa po vazhdojnë përgatitjet e fundit për votimet e nesërme.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe ato sigurojnë tërësinë tokësore dhe subjektivitetin e vendit. Ajo i cilësoi ato si sprovë të demokracisë dhe sipas saj, mbarëvajtja e tyre garanton rrugën drejt integrimeve evropiane. Presidentja Jahjaga u angazhua për mbrojtjen e të drejtës së qytetar për të votuar duke nënvizuar se cenimi i saj është vepër që do të ndëshkohet ashpër nga ligjet.
“Vota e qytetarëve të Republikës së Kosovës është e paprekshme, e pashkelshme dhe e lirë. Çdo përpjekje për të prekur këtë votë dhe çdo përpjekje për të manipuluar me këtë të drejtë të qytetarëve të lirë të Republikës së Kosovës do të ndëshkohet fuqishëm. Shkeljet janë të patolerueshme dhe të papranueshme, sepse ato do ta pengojnë rrugën tonë drejt ndërtimit të shtetit demokratik, të lirë dhe të barabartë me të gjitha shtetet e tjera kudo në Evropë”, tha ajo.
Presidentja Jahjaga tha se pjesëmarrja masive e qytetarëve në votime, në çdo cep të Kosovës, do të sigurojë zgjedhjen e përfaqësuesve të ligjshëm, që do të punojnë me përkushtim për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe mirëqenien e tyre.
“Zgjedhjet lokale, që përfshijnë edhe komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës, do të mundësojnë integrimin e qytetarëve të komunitetit serb të këtyre komunave, në shoqërinë dhe në institucionet e vendit, duke ndihmuar kështu në përshpejtimin e rrugës evropiane për Kosovën. E drejta e qytetarëve të komunitetit serb, qoftë në veri apo në jug, apo në cilëndo pjesë tjetër, për të marrë pjesë në proceset e zhvillimit të përgjithshëm të vendit, është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Kosovës”, tha presidentja Jahjaga.
Çështja e votës së lirë është diskutuar edhe nga përfaqësuesit diplomatik në Kosovë të cilët kanë paralajmëruar se çdo përpjekje për keqpërdorimin e saj do të ketë pasoja të rënda për aspiratat integruese të vendit. Thirrjet për zgjedhje të lira janë shtuar me afrimin e ditës së mbajtjes së tyre, pasi që rrjedha e zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2010 kishte nxitur shumë reagime për shkak të parregullsive gjatë votimeve që sipas vëzhguesve e kanë dëmtuar rëndë besimin në proceset demokratike. E diela pritet të vërë në sprovë sërish këtë çështje.
Your browser doesn’t support HTML5