Në Kosovë, kryesia e parlamentit dërgoi për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese çështjen e ndryshimeve në Kushtetutë për ngritjen e Gjykatës së posaçme, që do të trajtojë pretendimet për krime lufte te ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Themelimi i kësaj gjykate është miratuar nga parlamenti i Kosovës në pranverën e vitit të kaluar, ndërsa ideja për themelimin e saj pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dikc Marty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.
Your browser doesn’t support HTML5