Kosova shënon ditën ndërkombëtare të refugjatëve

  • Leonat Shehu

Kosova shënon ditën ndërkombëtare të refugjatëve

Kosova shënoi sot ditën ndërkombëtare të refugjatëve me një numër të madh personash të zhvendosur brenda dhe jashtë saj. Përfaqësues të institucioneve vendase e ndërkombëtare, thanë se që nga përfundimi i luftës, në Kosovë janë kthyer mbi 20 mijë refugjatë, ndërsa kthimi i qëndrueshëm i tyre përballet me sfida për shkak të mungesës së mjeteve të mjaftueshme financiare.