Kosova renditet ndër vendet me liri të pjesshme të shtypit

Organizata “Freedom House”, e ka radhitur Kosovën në mesin e vendeve me liri të pjesshme. Por, kësaj radhe ajo zë vendin e 97-të sa i përket lirisë së shtypit, ndryshe nga një vit më parë, kur radhitej në vendin e 104. Këto vlerësime ndodhin në një periudhë kur përfaqësuesit e medieve janë vënë në përpjekje për të bindur autoritetet në Kosovë, që të ndryshojnë Kodin Penal të miratuar më 20 prill, i cili i detyron gazetarët të zbulojnë burimet e tyre të informimit.