Kosovë, opozita kundër marrëveshjeve me Serbinë

Në Kosovë, lëvizja "Vetëvendosje" dhe partitë tjera opozitare kanë vazhduar të kundërshtojnë në forma të ndryshme marrëveshjen e nënshkruar në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndonëse qeveria në Prishtinë thotë se asociacioni është në pajtim me kushtetutën e Kosovës, opozita edhe sot shfaqi shqetësimin se ai mund të çojë në federalizimin e Kosovës.

Your browser doesn’t support HTML5

Opozita i druhet federalizimit të Kosovës