Kosova në vitin 2011

Kosova në vitin 2011

Viti 2011 në Kosovë ishte periudhë e zhvillimeve të shumta që kulmuan me trazirat e dhunshme në veriun e Kosovës ku që nga muaji korrik po mbahen të bllokuara rrugët kryesore nga serbët lokal që kundërshtojnë shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në atë zonë.

Kosova dhe Serbia arritën disa marrëveshje ne kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, por marrëdhëniet ndërmjet tyre mbeten të pandryshuara.