Në Kosovë, zyrtarë të Inspektoratit të Punës thonë se gjatë vitit 2015 kanë humbur jetën 9 punëtorë, për shkak të mungesës së kushteve të punës. Sipas tyre, rastet më të shpeshta të pësimit të punëtorëve shënohen në sektorin e ndërtimeve.
Përfaqësues të sindikatave të punëtorëve kërkojnë gjobitjen e bizneseve që nuk i përmbushin kushtet e punës, por një gjë e tillë është shumë e vështirë sipas zyrtarëve të Inspektoratit, pasi gjobat e larta rrezikojnë shuarjen e bizneseve dhe rrjedhimisht, edhe të vendeve të punës.
Your browser doesn’t support HTML5