Të burgosurit kërkojnë që vendi të ketë një ligj për amnistinë dhe që kjo çështje të jetë kategori kushtetuese
Disa qindra të burgosur që vuajnë dënimet e tyre në burgun e Dubravës në Kosovën perëndimore, janë hedhur në grevë uri me kërkesën që vendi të ketë një ligj për amnistinë dhe që kjo çështje të jetë kategori kushtetuese. Në këtë burg që është më i madhi në Kosovë, aktualisht dënimet i vuajnë mbi 1 mijë veta.
Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve që të nxisin përshpejtimin e procedurës për miratimin e ligjit për amnistinë. Sipas Këshillit mbi 700 të burgosur kanë hyrë në grevë urie.
Ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi, ka deklaruar se çështja është trajtuar në qeveri, në Parlament dhe në Komisionin për Ndryshimet Kushtetuese.
Sot zyra e sekretarit të Parlamentit të Kosovës bëri të ditur se në qershor ka marrë nga qeveria propozimin për ndryshimin e Kushtetutës lidhur me amnistinë dhe çështja i është kaluar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Pas opinionit të saj çështja mund të trajtohet më tej.
Greva me kërkesën që amnistia të jetë kategori kushtetuese përkoi me periudhën e ndryshimeve në Kushtetutën e Kosovës që mundëson përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.
Të premten Parlamenti miratoi këto ndryshime dhe të hënën pritet që edhe formalisht të përfundojë periudha e mbikëqyrjes me shuarjen e zyrës civile ndërkombëtare.