Drejtori i Zyrës së Komunikimit Publik tha se qeveria e konsideron median si partnere në shërbim të publikut
Drejtori i Zyrës së Komunikimit Publik të qeverisë së Kosovës, Arianit Bytyçi thotë se qeveria po bën të gjitha përpjekjet për transparencë dhe komunikim me publikun. Zoti Bytyçi ndodhet në Shtetet e Bashkuara për një program të Departamentit të Shtetit për përvojë në fushën e tij. Ai tha për Zërin e Amerikës, se vende të reja si Kosova kanë nevojë për këtë përvojë dhe theksoi se zyra e Kryeministrit Hashim Thaçi dhe qeveria e konsiderojnë median si partnere në shërbim të publikut.
http://www.youtube.com/embed/bV4SDgDqa5U
http://www.youtube.com/embed/bV4SDgDqa5U