Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë priten mijëra vëzhgues

  • Leonat Shehu
    Prishtinë

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë priten mijëra vëzhgues

Rreth pesë mijë vëzhgues vendas pritet të angazhohen për mbikqyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 12 dhjetorit në Kosovë. Ndërkohë, diplomatët perëndimorë në Prishtinë janë vënë në përpjekje për të siguruar edhe vëzhgues të huaj për të garantuar një proces të lirë e të drejtë, të cilin ata e cilësojnë si një sprovë për shtetin e ri. Koha e shkurtër e organizimit të zgjedhjeve dhe pamundësia e përfshirjes së organizatave të rëndësishme ndërkombëtare për shkak të qëndrimit të paanshëm ndaj statusit të Kosovës, ka shtuar shqetësimet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit në Kosovë.