Në Kosovë, tashmë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen muajin e ardhshëm. Koha e shkurtër e organizimit të zgjedhjeve ka nxitur edhe diskutime rreth organizimit të këtij procesi, që në të kaluarën është karakterizuar nga shumë parregullsi. Organizatat që vëzhgojnë zgjedhjet thonë se votimet për pushtetin lokal që u mbajtën në fund të vitit 2013 kanë vendosur një standard që duhet të zbatohet edhe në votimet e qershorit.
Your browser doesn’t support HTML5