Në Kosovë autoritetet vendase e ndërkombëtare thanë të premten se institucionet duhet të jenë të përkushtuar për të siguruar trajtimin dhe mbrojtjen ligjore të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Këto komente u bënë gjatë punimeve të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës që bashkërendon përpjekjet për forcuar kujdesin ndaj viktimave dhe për të nxitur vendosjen e drejtësisë për to. Ndonëse flitet për rreth 20 mijë viktima të kësaj forme të krimit, veprimtarët humanitarë thonë se numri i saktë i tyre mund të mos mësohet kurrë.
Your browser doesn’t support HTML5