Në Kosovë, zyrtarë të lartë vendas e ndërkombëtarë thanë sot se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe se kjo dukuri vazhdon të jetë sfidë për Kosovën. Gjatë një debati të organizuar nga Qendra për Studime të Sigurisë, George Marshall dhe e mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë u tha se Kosova duhet të shfrytëzojë edhe mbështetjen ndërkombëtare për të ndryshuar situatën e cila bëri që ajo të radhitet e 105 në botë për nga shkalla e korrupsionit.
http://www.youtube.com/embed/IrtudZ5yWUE
http://www.youtube.com/embed/IrtudZ5yWUE