Krijimi i koraleve që u rezistojnë ndryshimeve klimatike

Shkëmbinjtë koralorë janë baza e ekosistemit që mbështet gati një të katërtën e të gjitha specieve detare, por për shkak të ndryshimeve klimatike, gjysma e koraleve të botës janë zhdukur në 50 vitet e fundit. Duke marrë parasysh se ky problem ende po vazhdon, shkencëtarët po kërkojnë mënyra për të krijuar korale më të mira që mund t’u rezistojnë temperaturave në rritje.

Duke notuar mes këtyre sistemeve shkëmbore, këta shkencëtarë skocezë zbuluan se cili mund të jetë çelësi për shpëtimin e shkëmbinjve koralorë të botës.

Është kjo pjesë e vogël e koraleve, e quajtur korallith që është unik sepse nuk qëndron në të njëjtin vend.

"Një larvë e koraleve vendoset në një guralec të vogël ose në një copë nga rrënojat e koraleve të vdekura. Pastaj ajo mbështillet nga një kore dhe rritet deri në këtë pikë kur shndërrohet në një koral të lëvizshëm. Si ky këtu, ai do ketë inde dhe skelet, dhe mund të lëvizet nga valët dhe të rrokulliset. Madje edhe kur peshqit vijnë për tu ushqyer karali do të lëvizë", thotë Sebastian Hennige nga Universiteti i Edinburgut.

Dhe për shkak të kësaj lëvizjeje, korallithet mund të ndihmojnë në zgjerimin e zonës së koraleve.

"... ata rrotullohen dhe bëhen gjithnjë e më të mëdhenj. Dhe në një moment ata bëhen aq të mëdhenj sa nuk mund të jenë të lëvizshëm, pra ata nuk mund të lëvizen nga valët dhe do të jenë të qëndrueshëm. Në këtë pikë, një pjesë e korallithit mund të vdesë dhe pastaj kjo pjesë e zhveshur e shkëmbit bëhet e përshtatshme për zbarkimin e specieve të tjera të cilat mund të rriten aty".

Por korallithet janë gjithashtu të rëndësishëm sepse ata janë të fortë dhe mund të jenë në gjendje t'u rezistojnë temperaturave në rritje dhe acidifikimit që po vret shkëmbinjtë koralorë të botës me një ritëm kaq të shpejtë.

"Ata mund të mos jenë aq të bukur, por janë tepër rezistentë ndaj ndryshimeve të mjedisit dhe temperaturës", thotë Hiedi Burdett nga Universiteti Heriot-Watt.

Dëshmi e rezistencës janë fosilet e tyre.

"Këto koralithe kanë ekzistuar për shumë vite, dhe ato i gjejmë në të gjithë të dhënat e fosileve, sepse ata janë aq elastikë sa që u kanë rezistuar ndryshimeve mjedisore dhe u kanë mbijetuar proceseve të zbardhjes dhe ngjarjeve katastrofike".

Por nuk është e qartë nëse edhe korallithet mund t’i bëjnë ballë shpejtësisë së ndryshimit që vjen nga ngrohja globale.

"Por tani, gjithçka po ndodh shumë më shpejt, pra rritja e temperaturës së oqeaneve dhe acidifikimi i tyre po ndodh me një ritëm shumë më të shpejtë se më parë".

Studiuesit tani po punojnë për të parë se si reagojnë koralithet ndaj proceseve si zbardhja e koraleve.