Humanistja shqiptare Nënë Tereza, fituese e çmimit Nobel, pritet të shpallet e shenjtë më 4 shtator nga Papa Françesku. Një ditë para shenjtërimit, artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe vise tjera të banuara me shqiptarë do të mbajnë një koncert në bazilikën e Shën Palit në Romë për të nderuar jetën dhe veprën e Nënë Terezës. Artistët dhe organizatorët e koncertit e vlerësojnë këtë si një ngjarje me peshë mbarëkombëtare.
Your browser doesn’t support HTML5