Dioqeza e Arlingtonit flet shqip

Your browser doesn’t support HTML5

Komuniteti shqiptar i zonës së Uashingtonit kremtoi në këtë prag Krishtlindjesh me një meshë në gjuhën shqipe. Mesha, e cila u mbajt nga ambasadori i Vatikanit në Shqipëri Charles Brown, iu kushtua gjithashtu dy figurave të rëndësishme të kombit, Gjergj Kastrioti Skënderbeut dhe Nënë Terezës. Kolegia Menada Zaimi ndoqi nga afër këtë aktivitet, i cili u shënjua me krijimin për herë të parë të komunitetit katolik të kësaj zone, por që mblodhi bashkë përfaqësues të diasporës, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare.

Your browser doesn’t support HTML5

Komuniteti shqiptar i Uashingtonit feston Krishtlindjen