Vrasja e ushtarëve amerikanë në Frankfurt të Gjermanisë është përcjellë me pikëllim edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan.
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Amerikë dhe Kanada shpreh tronditje të thellë lidhur me incidentin.
Përmes një deklarate për opinion, ky komunitet dënon çdo akt terrorist, pavarësisht nga autori i sulmit, qëllimi dhe motivi.
Ndërkaq, Federata Panshqiptare “Vatra” përcjell përmes një deklarate dhimbjen tronditëse për viktimat e sulmit. Pjesëtarët e Shoqatës përshëndesin reagimin kolektiv nga Kosova në dënimin e këtij akti.
Komuniteti Shqiptar në Amerikën e Veriut thekson mbështetjen e fortë për Shtetet e Bashkuara dhe besimin që një akt i tillë nuk do të ndikojë në marrëdhëniet miqësore të Kosovës me shtetin dhe popullin amerikan.