Komandanti i forcave të armatosura të ushtrisë së Serbisë, Miloje Miletiç, ka qëndruar sot për një vizitë në Kosovë ku është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman, Markus Bentler.
Zyrtarë të forcave paqeruajtëse thanë se takimi synonte ngritjen e bashkëpunimit dhe sigurisë në të dyja anët e vijës kufitare.
Ky është ndër takimet e rralla që janë mbajtur në Kosovë, ndonëse takimet e tilla janë pjesë e zbatimit të marrëveshjes së Kumanovës të vitit 1999 me të cilën i qe dhënë fund luftës në Kosovë.