Komanda e operacioneve mbi Libi së shpejti nën drejtimin e NATO-s

  • Zëri Amerikës

Komanda e operacioneve mbi Libi së shpejti nën drejtimin e NATO-s

Bashkimi Afrikan ka propozuar një periudhë tranzicioni politik për Libinë, me synimin për të ndalur luftimet mes forcave qeveritare dhe atyre kryengritëse. Një zyrtar i i Bashkimit tha sot se kjo periudhë do të përfundonte me zgjedhje. Një delegacion libian po takohet me përfaqësuesit e pesë vendeve afrikane në Etiopi për të hartuar planet e reformave. Ndërkaq, sot kreu i mbrojtjes franceze tha se hapësira ajrore e Libisë është nën kontrollin e forcave aleate dhe se ai parashikon që operacionet e trupave të koalicionit do të zgjasin vetëm disa javë dhe jo muaj të tërë.

Zona e ndalim-fluturimit që ka mbështetje ndërkombëtare tani po gjen edhe zbatim ndërkombëtar. NATO do të marrë përsipër zbatimin e zonës së ndalim fluturimit mbi Libi.

Ky njoftim i djeshëm nënkupton se Shtetet e Bashkura kanë në plan të tranferojnë komandën dhe kontrollin e sigurimit të zonës së ndalim fluturimit deri nga fundi i javës. Madje, edhe Emiratet e Bashkuara Arabe po marrin pjesë duke dërguar 12 aeroplanë për t’u bashkuar me koalicionin.

E mirëpresim këtë hap të rendësishëm. Kjo thekson si madhësinë e koalicionit ndërkombëtar po ashtu edhe shqetësimin e thellë në rajon për gjendjen e rëndë të popullit libian.

Njoftimi i NATO-s vjen ndërkohë që disa anëtarë të Kongresit amerikan i kanë kërkuar presidentit Obama që të përcaktojë misionin amerikan në Libi. Por komandanti i operacioneve në Libi tha se nuk mund të flitet për përfundimin para se të kenë filluar veprimet.

Nuk mendoj se mund të pritet e të debatohet për përfundimin e situatës ndërkohë që ai po vret popullin e tij, por kjo çështje mund të jetë bërë pikë debati.

Të enjten, Gadhafi dergoi një aeroplan në zonën e ndalim-fluturimit që u godit dhe u rrëzua. Anëtarët e koalicionit thonë se rezoluta e Kombeve të Bashkuara ka sjellë ndryshim në terren.

Është menjanuar një masakër. Mijëra jetë janë shpëtuar.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara thotë se zyrtarët e qeverisë libiane dhe rebelët do të takohen sot në Etiopi për bisedime rreth një amëpushimi ndërkohë që shton se nuk ka prova se Gadhafi ka respektuar ndonjë armëpushim deri tani.