KFOR-i dërgon trupa shtesë në veri për të rivendosur rendin

KFOR-i dërgon trupa shtesë në veri për të rivendosur rendin

Forcat paqeruajtëse të NATO-s thanë se po vendosin trupa shtesë në veri për të rivendosur rendin pas incidentit të sontëm kur grupe serbësh i vunë flakën njërës nga postat kufitare me Serbinë.

Në një komunikatë të KFOR-it thuhet se “pas një dite demonstrimi, situata u përkeqësua në pikën doganore në Jarinë, dhe persona të panjohur i kanë vënë zjarrin kësaj pike kufitare. Gjithashtu janë konfirmuar raportimet për të shtëna ndaj personelit të KFOR-it në afërsi.

Forcat e KFOR-it të vendosura atje do të përforcohen gjatë mbrëmjes në mënyrë që të parandalohet shkallëzimi i mëtejshëm i situatës. Ky do të jetë një proces në vazhdim dhe KFOR-i pret që pas përforcimit, rendi to të rivendoset shumë shpejt”.

Në komunikatë thuhet se në pikën kufitare në Bërnjak, KFOR-i ka shtuar masat e sigurisë dhe mbrojtjes së personelit.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, ka zhvilluar disa takime me udhëheqësit politikë nga të dyja palët për të negociuar një zgjidhje në bazë të

Një plani trepikësh sipas të cilit, “të gjitha njësitë e posaçme të policisë do të kthehen në jug. Bllokadat rrugore të serbëve do të hiqen dhe oficerë të “të thjeshtë” të Policisë së Kosovës të të dyja përkatësive etnike do të vendosen në pikat doganore”.

Gjenerali Buhler me këtë rast u ka bërë thirrje “të gjithë njerëzve paqësorë të Kosovës të përmbahen nga dhuna dhe të mbështesin një zgjidhje paqësore për krizën aktuale”.