Këshilli i Sigurimit i OKB-së debaton të hënën për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së debaton të hënën për Kosovën

Nesër, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të debatojë mbi gjendjen në Kosovë, bazuar në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Në fund të muajit të kaluar Këshilli i Sigurimit refuzoi thirrjet e Serbisë për një takim të veçantë të këtij Këshilli, ku do të diskutoheshin tensionet në rritje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Takimi i nesërm pritet të përqendrohet në ngjarjet e dhunshme që pasuan operacionet e policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll vendkalimet kufitare me Serbinë.