Shtetet e Bashkuara kanë dënuar me forcë dhunën në Egjipt. Dhuna e ka bërë më të vështirë tranzicionin politik në vend. Sekretari i Shtetit John Kerry është shprehur se Egjipti është përballë një momenti kritik:
Sekretari Kerry u shpreh me tone të forta për ngjarjet në Egjipt dje, kur tha se dhuna dhe polarizimi i mëtejshëm politik nuk do të sjellin zgjidhje për problemet e Egjiptit:
"Ngjarjet e së mërkurës janë të dënueshme dhe bien ndesh me aspiratat e egjiptianëve për paqe, gjithëpërfshirje dhe demokraci të vërtetë. Egjiptianët brenda dhe jashtë qeverisë duhet të tërhiqen pak, të lejojnë qetësimin e situatës dhe të shmangin humbje të mëtejshme jete”.
Zoti Kerry dhe më parë Shtëpia e Bardhë thanë se Shtetet e Bashkuara janë kundër vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, duke thënë se ky status duhet hequr sa më parë që të jetë e mundur.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverisë së përkohëshme të respektojë të drejtat e njeriut, përfshirë lirinë e grumbullimit dhe procesit të rregullt gjyqësor.
Me fjalët “dhuna nuk është zgjidhje në Egjipt dhe përtej tij” zoti Kerry u bëri thirrje udhëheqësve egjiptianë të përqafojnë “ide konstruktive” që u parashtruan nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet partnere në bisedimet e fundit:
"Ky është një moment kritik për egjiptianët. Rruga e dhunës çon vetëm drejt destabilitetit më të thellë, shkatërrimit ekonomik dhe vuajtjeve të mëtejshme. E vetmja rrugë e përshtatshme për secilën palë është rruga drejt zgjidhjes politike”.
Presidenti Obama ballafaqohet tani me dilema të reja në përgjigje të situatës në Egjipt dhe ndaj rrëzimit në korrik të ish-presidentit Mohamed Morsi.
Deri tani administrata nuk ka dalë me një përfundim ligjor nëse rrëzimi i Morsit ishte grusht shteti, gjë që do të rezultonte në pezullimin e ndihmave ekonomike dhe ushtarake me vlerë 1.5 miliardë dollarë.
Presidenti Obama po informohet rregullisht lidhur me gjendjen në Egjipt nga Këshilltarja për Sigurinë Kombëtare Susan Rice dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare, ndërkohë që vazhdon pushimet me familjen në ishullin Martha’s Vineyard pranë Bostonit.