Kërkohet ndriçimi i fatit të personave të zhdukur gjatë luftës

Kërkohet ndriçimi i fatit të personave të zhdukur gjatë luftës

Në Prishtinë, dhjetëra familjarë të personave të zhdukur gjatë luftës, vunë fotografitë e të afërmve të tyre në kangjellat e Parlamentit të Kosovës, duke kërkuar ndriçimin e fatit të tyre. Kjo ishte një nga veprimtaritë me rastin e ditës ndërkombëtare për personat e zhdukur që shënohet me 30 gusht. 11 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 800 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë shqiptarë.