Kalid Sheik Mohamed dhe 4 të pandehur të tjerë para gjykatës

Pesë të pandehur për planifikimin dhe përfshirje në organizimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kanë dalë përsëri para Gjykatës në Bazën ushtarake amerikane në Guantanamo të Kubës. Nëse shpallen fajtorë ata mund të ekzekutohen për veprat penale.

Kalid Sheik Mohamed, i vetë-quajturi ideator i sulmeve të 11 shtatorit dhe katër të pandehur të tjerë dolën sot para gjykatës në Kubë, ku iu lexua akt-padia.

Pesë të akuzuarit mbahen prej vitesh në burgun ushtarak të Guantanamos, ndërkohë që një betejë e ndezur ligjore dhe politike është zhvilluar gjatë viteve lidhur me mënyrën për t’i gjykuar ata.

Të pesë të pandehurit akuzohen për vrasjen e afro 3 mijë vetëve në sulmet në Nju Jork, Uashington dhe rrëzimin e avionit në Pensilvani.