Assange, ende në ambasadën e Ekuadorit

Themeluesi i faqes WikiLeaks Julian Assange vazhdon të qëndrojë në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ndërsa udhëheqësit e vendit të Amerikës së Jugut shqyrtojnë kërkesën e tij për azil.

Presidenti i Ekuadorit Rafel Correa tha se qeveria e tij po shikon nëse ka arsye për të dhënë azil Julian Assange.

Zoti Correa thotë se administrata e tij do të marrë aq kohë sa ka nevojë përpara se të marrë një vendim.

Assange mbërriti në ambasadën e Ekuadorit të martën, pasi gjykata e lartë e Britanisë hodhi poshtë apelimin e tij për ekstradim në Suedi ku përballet me akuza për krime seksuale.

Assange thotë se Suedia do ta deportojë atë në Shtetet e Bashkuara për gjykim lidhur me publikimin e dokumentave secrete diplomatike në faqen WikiLeaks.