Militanti i Al-Kaidës jep hollësi për komplotin e Jemenit

  • Zëri Amerikës

Militanti i Al-Kaidës jep hollësi për komplotin e Jemenit

Zyrtarët e sigurisë thonë se një nga militantët kryesorë të Al-Kaidës, i cili është dorëzuar te autoritetet saudite ka dhënë informata mbi komplotin e dështuar për të dërguar me postë ajrore bomba për në Shtetet e Bashkuara.


Zyrtarë nga Jemeni, Arabia Saudite dhe Britania e Madhe thanë sot se ish i burgosuri i Guantanamos Xhabr al-Faifi iu ribashkua al-Kaidës në Jemen para se të dorëzohej te autoritetet në Arabinë Saudite dhe ka dhënë informacine mbi komplotin.

Sot zyrtarët gjermanë thanë se dy pakot e kapura që ishin dërguar në adresë të një sinagoge në Çikago kishin eksplozivë të mjaftueshëm për të shkaktuar “dëme të mëdha.” Ata thanë se një nga pakot kishte 400 gram eksplizivë të llojit PETN, ndërkohë që pakoja tjetër kishte 300 gram të këtij lloji eksplozivi.

Pas komplotit, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një grup ekspertësh në Jemen për të ndihmuar në kontrollin e pakove të postës ajrore me destinacion Shtetet e Bashkuara.