Jemen, mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Saleh

  • Ilir Ikonomi

Jemen, mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Saleh

Në Jemen, dhjetra mijëra veprimtarë të opozitës u mblodhën në kryeqytetin Sana për të kërkuar dorëheqjen e Presidentit Ali Abdulla Saleh, i cili për herë të parë ka akuzuar aleatët e tij, Shtetet e Bashkuara, se kanë nxitur protestat kundër tij.

Zoti Saleh fajësoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se po bashkëpunojnë për të nxitur rebelime në Jemen dhe vende të tjera arabe, duke thënë se komploti është orkestruar në Tel Aviv nën mbikqyrjen amerikane.

Vitetet e fundit, zoti Saleh ka bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër elementëve të al-Kaidës.

Ai është në pushtet që nga viti 1978 dhe nuk pranon të japë dorëheqjen pa i mbaruar mandati presidencial në vitin 2013.

Menjëherë pas komenteve të tij, veprimtarë të opozitës u mblodhën pranë universitetit të Sana-së duke hedhur parrulla kundër Presidentit Saleh dhe duke protestuar ndaj vrasjes së 24 personave nga ana e mbështetësve të tij që nga fillimi i protestave.