Steinberg: Beogradi dhe Prishtina duhet të zgjidhin çështjet e interesit të përbashkët

Steinberg: Beogradi dhe Prishtina duhet të zgjidhin çështjet e interesit të përbashkët

Zëvendës-sekretari amerikan i shtetit James Steinberg tha sot në Prishtinë se Kosova dhe Serbia pavarësisht mosmarrëveshjeve të thella rreth statusit politik, duhet të punojnë për zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët. Zoti Steinberg tha se të dyja vendet kanë nje te ardhme të përbashkët evropiane dhe i siguroi udhëheqësit e Kosovës se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin fuqishëm integrimin e shtetit të ri në Bashkimin Evropian.