Pres. Jahjaga, takime me partitë politike

Your browser doesn’t support HTML5

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, filloi sot një seri të re takimesh me partitë politike, në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga situata e krijuar në vend, ku ende nuk janë formuar institucionet e dala nga zgjedhjet e parakohshme të tetë qershorit. Takimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa të enjten parlamenti pritet të mblidhet për të vazhduar seancën e cila është ndërprerë dy herë radhazi për shkak të dështimit të parlamentit për të zgjedhur kryetarin e tij.

Your browser doesn’t support HTML5

Pres. Jahjaga, takime me partitë politike