Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kërkoi nga udhëheqësit e partive politike parlamentare të veprojnë sa më shpejt për ndërtimin e institucioneve. Ajo u tha atyre se duhet të lënë anash mospajtimet dhe interesat e ngushta dhe të veprojnë shpejt për të siguruar qëndrueshmërinë e vendit. Mospajtimet ndërmjet partive politike e kanë lënë Kosovën tash e pesë muaj pa institucione duke e futur vendin në krizën më të thellë institucionale që nga shpallja e pavarësisë.
Your browser doesn’t support HTML5