Shpëtohen 54 imigrantë në brigjet e Italisë

Anija e tyre u fundos pranë brigjeve të Lampeduzës
Ekipet italiane dhe të NATO-s kanë shpëtuar dhjetra imigrantëve, pasi anija e tyre u fundos në brigjet e një ishull Italian.

Zyrtarët italianë thane se 54 persona u shpëtuan sot në ujrat e ishullit Lampeduza.

Autoritetet thane se disa imigranë u nxorrën nga deti ndërsa të tjerë arritën të notonin në breg.

Të mbijetuarit thanë se rreth 100 vetë, me sa duket tunizianë ishin në bordin e anijes.

Çdo vit mijëra imigrantëve të paligjshëm, kryesisht nga Afrika, kalojnë Detin Mesdhe me anije të mbipopulluara për të zbarkuar në Lampedusa, duke kërkuar kështu të hyjnë në Evropë.