Itali, Francë: gjenden 7 kufoma pas përmbytjeve të mëdha

This general view shows a pile of vehicles on a street in Breil-sur-Roya, south-eastern France, on October 4, 2020, after extensive flooding caused widespread damage in the Alpes-Maritimes departement.

Zyrtarët italianë dhe francezë thanë se në një zonë që përfshin kufirin italo-francez pranë Nisës u gjetën të dielën shtatë kufoma, pas shirave të rrëmbyeshëm që përmbytën shtëpi dhe rrugë.

Pesë nga trupat u zbuluan në Italinë veriperëndimore, përfshirë katër të nxjerrë nga ujërat në brigjet midis qyteteve Ventimiglia dhe Santo Stefano al Mare, pranë kufirit francez.

Disa prej kufomave mund të kenë ardhur në bregdet nga pjesa franceze e kufirit.

Dy të tjera u gjetën në Francë, përfshirë një bari që u gjet nga një ekip italian kërkim-shpëtimi. Trupi tjetër u gjet në një automjet që ishte marrë nga shirat e fuqishëm në fshatin Saint-Martin-Vésubie.

Kjo e çon në nëntë numrin e përgjithshëm të viktimave pas shirave të rrëmbyer dhe erërave të fuqishme në zonën kufitare mes dy vendeve.

Të premten, zjarrfikësit francezë thanë se 21 persona ishin zhdukur, tetë prej tyre të konfirmuar si pasojë e drejtpërdrejtë e stuhisë.

Moti i keq shkaktoi miliona euro dëme. Në Itali disa ura u shembën nga përmbytjet, ndërkohë që në shumë rrugë të disa qyteteve shihje mbeturina, baltë dhe makina të përmbysura.

Zyrtarët në rajonin e Piemontes raportuan një rekord 630 mm shi në vetëm 24 orë në Sambughetto, afër Zvicrës - më shumë se gjysma e reshjeve mesatare vjetore.

Në Limone Piemonte, një shtëpi me tre kate u shkul nga themelet dhe përfundoi në një lumë. Në fshatin Tanaro aty pranë, ujërat e përmbytjes shkatërruan varrezat, duke marrë me vete dhjetra arkivole.