Izraeli vret një financier të Hamasit

Izraeli përsëri vuri sot në shënjestër udhëheqjen e Hamasit, duke vrarë një zyrtar të rëndësishëm financiar, që sipas tij ishte përgjegjës për "transaksionet e fondeve për terroristët."

Ushtria izraelite tha se një sulm ajror kundër një makine në qytetin e Gazës, la të vrarë Mohammed al-Ghoul, vetëm pak ditë pas një tjetër sulmi ku mbetën të vrarë tre komandantë të Hamasit.

Izraeli e cilësoi të vrarin e sotëm si "një aktor të rëndësishëm të Hamasit" që transferonte para për të ndërtuar infrastrukturën terroriste në Gazë, duke përfshirë tunelet e përdorura nga militantët e Hamasit për të hyrë fshehurazi në Izrael. Dëshmitarët thanë se në makinën e viktimës u gjetën dollarë amerikanë.

Ghoul ishte njëri ndër të paktën 12 palestinezët e vrarë nga 27 sulmet e sotme të Izraelit kundër Gazës. Ushtria izraelite tha se Hamasi hodhi 50 raketa në Izrael, edhe pse nuk u njoftua për viktima.