Ushtira izraelite pranoi të mërkurën përgjegjësinë për një sulm ajror të vitit 2007, që shkatërroi një objekt në Siri, i cili mendohet se ishte reaktor bërthamor.
Izraeli publikoi video të sulmit në objektin që ndodhet në rajonin Deir al-Zour, për të cilin Tel Avivi tha se do të ishte së shpejti aktiv.
Siria ka mohuar se po ndërtonte një reaktor bërthamor në atë zonë.
Shefi i Shtabit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit tha se sulmi ajror shërben si paralajmërim se Izraeli nuk ka për të lënë që disa aktivitete të ndikojnë tek siguria e vendit.
Izraeli ka kryer një numër sulmesh ajrore në Siri, që mendohet gjerësisht se synojnë të mos lejojnë kalimin e furnizimeve tek grupi Hezbollah në Liban.