Departamenti amerikan i Shtetit dënon sulmin në Jeruzalem

Departamenti amerikan i Shtetit dënoi me forcë sulmin terrorist në Jeruzalem. Në një deklaratë thuhet se: "Nuk ka absolutisht asnjë lloj justifikimi për këto sulme brutale dhe të pakuptimta. Ne dënojmë glorifikimin e terrorizmit, tani dhe në çdo kohë, dhe bëjmë thirrje që të gjithë të dërgojnë një mesazh të qartë se terrorizmi nuk duhet toleruar kurrë".

Policia izraelite njoftoi se një kamion u përplas me një grup ushtarësh të dielën në Jeruzalem, duke shkaktuar vdekjen e katër ushtarëve, të gjithë në të njëzetat.

Zyrtarët thonë se 15 ushtarë u plagosën në sulm, përfshirë dy që u plagosën rëndë.

Një zëdhënëse e policisë tha se ushtarët sapo kishin dalë nga autobuzi kur ndodhi sulmi.

Radioja "Izrael" njoftonte se rruga ishte e mbushur me trupa.

Autoritetet thonë se personi që i jepte kamionit ishte “neutralizuar” dhe se ai është identifikuar si banor i lagjes "Jabal Mukaber", të Jeruzalemit lindor.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ka tregues që autori të ketë qenë mbështetës i Shtetit Islamik.