Bisedë me profesorin e njohur të çështjeve juridike, Ismet Elezi
Qarqet politike në Tiranë janë përfshirë së fundi në debate të reja dhe nisma ligjore për heqjen e imunitetit të zyrtarëve. Juristë të njohur në Shqipëri mendojnë se deputetët nismëtarë për këto ndryshime ligjore nuk janë konsultuar me ekspertë për të nxjerrë amendamente profesionale. Profesori i njohur i juridiksionit penal në Shqipëri, Ismet Elezi, mendon se imuniteti nuk është pengesë kryesore në goditjen e korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Profesor Elezi foli edhe për gjakmarrjen, që po trondit opinionin me disa vrasje kohët e fundit, një dukuri kjo që ai e studion prej vitesh.
Zëri i Amerikës: Profesor Elezi! Kohët e fundit është ringjallur përsëri debati për heqjen e imunitetit të politikanëve zyrtarëve të lartë shtetëtorë. Cili është mendimi juaj për këtë temë që po rikthehet në parlament, madje edhe me disa nisma ligjore që janë depozituar në komisionin e ligjeve?
Prof. Ismet Elezi: Mendoj se imuniteti nuk është faktori kryesor që pengon të mos luftohet korrupsioni, megjithatë shqyrtimi i tij është i nevojshëm. Nuk e mohoj që është e nevojshme që prokuroria të jetë më e lirë, të ketë mundësi dhe hapësira më të gjera për të vepruar. Kjo anë meriton vëmendje, meriton kujdes dhe duhen rishikuar detaje në këtë drejtim.
Ana tjetër e problemit: Imuniteti sot garanton që deputeti të flasë lirisht në parlament, të thotë të gjitha mendimet e tij pa asnjë pengeë. Imuniteti sot garanton që deputeti të mos preket e të mos ndalohet etj. Nga kjo pikëpamje, ai është një atribut që forcon parlamentarizmin, forcon demokracinë dhe është pozitiv.
http://www.youtube.com/embed/rVHzY6hDXwE
Zëri i Amerikës: Si mendoni se mund të luftohet më konkretisht korrupsioni i zyrtarëve apo i politikanëve të lartë edhe pa qenë nevoja që të bëhet një debat për imunitetet e tyre?
Prof. Ismet Elezi: Për korrupsion janë dënuar shumë pak njerëz. Në 2009 janë dënuar 99 persona në 2010 janë dënuar 75 vetë për shpërdorim detyre. Kurse për korrupsion janë dënuar 25 në 2009, dhe 32 persona në 2010. Këto janë numra jashtëzakonisht të vegjël, po të mbahet parasysh ai opinion që është krijuar, po të mbahet parasysh se kudo flitet për korrupsion. Flitet brenda në Shqipëri, flitet nga ndërkombëtarët dhe është si detyrë numër një nga Bashkimi Europian për t’u integruar. Nëse imuniteti është bërë mbulesë, siç thotë prokuroria, për korrupsionin, për krimet, për shpërdorim detyre, atëherë duhet luftuar me çdo kusht. Nuk ka më kuptim që të qëndrojë imuniteti përpara kësaj dukurie.
Zëri i Amerikës: Duket se partitë politike e rimarrin temën e heqjes së imuniteteve në emër të luftës kundër korrupsionit, por duket që më së shumti deri tani e kanë përdorur si një mjet të përplasjeve propagandistike midis tyre. A mos po shpërdorohet ky argument dhe si duhet trajtuar seriozisht?
Prof. Ismet Elezi: E para dhe mbi të gjitha është që ky problem duhet studiuar dhe nuk duhet nxituar për të bërë ndryshimet ligjore në këmbë e në dorë, siç thotë populli. Juristë të famshëm botërorë thonë se popujt duhet të vendosin me kujdes ligje me dobi dhe jetëgjatësi afatmesme dhe afatgjatë. Ligjet afatshkurtra nuk janë me vlerë dhe nuk ndikojnë pozitivisht. Gjatë këtyre vjetëve është bërë shumë retorikë politike, por nuk janë ulur njerëzit që të diskutojnë nga ana juridike. Politikisht është trajtuar boll dhe trajtohet orë e çast. Nuk dëgjon gjë tjetër veçse për korrupsionin. Juridikisht tani ka dalë një projekt nga një palë, po ashtu edhe nga LSI-ja, nesër mund të dalë një projekt tjetër. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon që duhet një punë shumë serioze, një punë e studiuar mirë, e konsultuar mirë jo vetëm midis atyre juristëve që bëjnë pjesë në komision, por shumë më gjerë, me pjesëmarrje të gjerë. Kështu dalin realisht problemet se si të luftohet korrupsioni, kur duhet të hiqet imuniteti, kujt duhet t’i hiqet, dhe si duhet luftuar korrupsioni me këtë rrugë.
Zëri i Amerikës: Ju flitni shpesh për parandalimin e krimit, por gjakmarrja për shembull është një lloj i veçantë krimi, i cili nuk mund të parandalohet lehtë.
Prof. Ismet Elezi: Rinia sot, arsimimi i saj, integrimi në Europë, forcimi gradual i shtetit, studimet jashtë shtetit që janë me mijëra persona, emigracioni qindra mijëra; të gjitha këto janë faktorë pozitivë që çojnë drejt zhdukjes së gjakmarrjes. Por ata që kryejnë sot vrasje të tilla janë sot në deformim të Kanunit. Vrasja e Maries për shembull; Kanuni e ndalon në mënyrë kategorike vrasjen e fëmijëve, vrasjen e grave, të priftit etj. Ka një seri ndalimesh. Ose raste të tjera që ndodhin në Shqipëri si ai që vendosi lëndë shpërthyese tritoli në dasëm. Nuk janë me Kanun këto. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Këto janë veprime të tipit mafioz, janë influencat e mafies që vishen me emrin e Kanunit, për të fshehur dhe ndërlikuar krime të tilla. Kjo lëvizje që ka filluar tani për gjakmarrjen është positive, por kjo duhet të shoqërohet me ato masa që rekomandon i dërguari i posaçëm i OKB-së, i cili erdhi në Shqipëri dhe i vuri detyra për qeverinë.
Zëri i Amerikës: Një tjetër debat në opinionin publik është dënimi i këtyre kriminelëve. Si dënohen këta, që të zhduket dukuria dhe krimet e tyre?
Prof. Ismet Elezi: Në vitin 2010 vetëm 8 veta janë dënuar për gjakmarrje në bazë të buletinit të ministrisë së drejtësisë, dhe 12 persona në 2009. Domethënë kjo është një dukuri në zhdukje. E veçanta jonë qëndron se në Kodin Penal minimumi i dënimit ndaj vrasjes për gjakmarrje është 20 vjet burgim, kur për veprën terroriste e kemi 15 vjet burg. Domethënë dënojmë më rëndë për vrasjen e gjakmarrjes se sa për veprën terroriste. Dhe këtu qëndron një nga veçoritë kryesore të saj.