Beteja për mposhtjen e kalifatit të vetëshpallur të ISIS-it, pothuajse në përfundim

Luftëtarët e kalifatit të vetëshpallur të Shtetit Islamik në Siri, pothuajse janë mposhtur në përpjekjet për të mbrojtur territorin e fundit që kanë nën kontroll.

Rreth 15 mijë pjesëtarë të Forcës Demokratike Siriane që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, ndërmorën sulmin e fundit ndaj enklavës së vogël të ISIS-it në fshatin Baghuz në verilindje të Sirisë të premten vonë, me ndihmën e avionëve dhe artilerisë së Shteteve të Bashkuara dhe artilerisë.

Të shtunën në mëngjes, megjithë luftimet intensive, zyrtarët ishin të bindur se beteja nuk do të zgjaste shumë.