Ish modelja krijoi biznes të susesshëm gatimi në kohë pandemie

Djosefin Maurer-Soto duke pjekur bukën në shtëpinë e saj

Një ish- modele dhe e mbijetuar nga kanceri Maurer-Soto filloi të gatuante gjatë kohës së pandemisë. Me kalimin e kohës, ajo kuptoi se aktiviteti i ri nuk ishte diçka thjesht për të kaluar kohën.

Djosefin Maurer-Soto, e cila erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Gjermania para 20 vitesh, punonte si prooducente në industrinë e modës para se pandemia të përhapej në mes të marsit. Meqenëse i kishte mbijetuar kancerit, ajo vlerësoi se qëndrimi në shtëpi ishte alternativa më e sigurt për të.

Për ta larguar mendjen nga virusi, zonja Maurer-Soto filloi të gatuante.

“Kjo është majaja. Pasi përzjen ujë me miell, e lëmë të qëndrojë për disa ditë. Gjatë ditëve të ardhshme e merr një pjesë dhe e përzjen me më shumë ujë dhe miell, dhe vazhdoni kështu derisa brumi merr këtë pamje”, shpjegon zonja Maurer-Soto.

Zonja Maurer-Soto, e cila jeton në Kaliforni, gatuan bukën me vetëm tre përbërës – miell, ujë dhe kripë.

Ndonëse tingëlllon e lehtë, ajo thotë se ka shumë sekrete për gatimin e një buke të shijshme.

“Varet nga vendi ku je, atë që ju rrethon, klima, të gjitha janë të rëndësishme. Mendoj se duhet të përdorësh edhe intuitën në gatimin e bukës”, thotë ajo.

Miqtë e saj filluan të kërkojnë nga ajo të gatuajë bukë për ta. Kjo e frymëzoi atë të fillojë një biznes të vogël me emrin “Black Forest Bakery L.A.”.

Ajo bleu një makinë të madhe ku gatuan rreth 80 bukë për javë. Çmimi i bukës së saj është 10 dollarë. Biznesi po shkon mire ndërsa pronarja thotë se i mbuloi të gjitha shpenzimet.

“Është shumë mirë! Nëna ime vjen nga Evropa. Pasi i dërgova një bukë, menjëherë më tha se kjo është bukë evropiane, nuk është e njëjtë me ato që kemi këtu”, thotë Martine, kliente.

“Është e përkryer, midis të butës dhe krokantes. Në brendësi është e dendur. Ka shijen e një buke të freskët”, thotë Jessica, një kliente tjetër.

Zonja Maurer-Soto nuk parashikonte të kishte biznes në këto kohë sfidash. Por tani është e lumtur sepse buka e sapodalë nga furra sjell kënaqësi dhe gëzim jo vetëm për të, por për të gjithë njerëzit që duan shijen.