Erërat e stuhisë tropikale Isak u dobësuan sot por shirat e saj ende përbëjnë kërcënim për përmbytje ndërsa vazhdon rrugën mbi shtetin e Luizianës.
Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se stuhia ka tani erëra me shpejtësi deri në 75 kilometra në orë, por mund të shndërrohet në një depression tropical gjatë ditës sot. Stuhia mund të sjell më shumë se 63 centimetra shi në disa pjesë të Luizianës, Misisipit, Alabamës dhe Arkansas deri të premten. Stuhia pritet të shkojë në pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara, ku shiu është mjaft i nevojshëm.
Isaku goditi Luizianën dhe shtetet fqinj të Misisipit dhe Alabamës të mërkurën si një uragan i kategorisë së parë, duke shkaktuar erëra të forta, shi dhe përmbytjet masive. Qindra banorë në Parish Plaquemines të Luizianës, një zonë e vogël bregdetar që ndodhet në jug të Nju Orlins, u bllokuan pasi ujërat kaluan pritat.
Autoritetet dhe banorët shkuan për të shpëtuar fqinjët të cilët kishin injoruar urdhërat për evakuim përpara mbërritjes së uraganit Isak.