Irak: Vriten dhjetra persona

Zyrtarët irakianë thonë se një sërë sulmesh me bomba kanë shkaktuar sot vdekjen e të paktën 26 personave në Bagdat dhe në një qytet në jug të Bagdatit.

Shpërthime të njëpasnjëshme në një treg kafshësh shtëpiake në lagjen Kazimyah të banuar kryesisht nga Shiitë, shkaktuan vdekjen e mbi 12 vetëve kur tregu ishte plot me njerëz.

Një tjetër sulm ndodhi në qytetin e Shomalit, në provincën Hillah, në jug të kryeqytetit. Dy bomba shpërthyen pothuajse në të njëjtën kohë në një treg tjetër duke vrarë të paktën 13 vetë.