Irani mohon akuzat amerikane për strehimin e një financieri të al-Kaidës

  • Zëri Amerikës

Irani mohon akuzat amerikane për strehimin e një financieri të al-Kaidës

Irani po mohon akuzat e Shteteve të Bashkuara se strehon një financier të al-Qaidës që dyshohet se lëviz fonde dhe të rekrutuarit terrorist përmes Iranit në bazat e rrjetit në Afganistan dhe Pakistan.

Qeveria amerikane njoftoi një shpërblim prej 10 milion dollarësh të enjten për informacione që do të çojnë në kapjen e operativit të lindur në Siri, Yasin al-Suri. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se al-Suri ka vepruar në iran që nga viti 2005 sipas një marrëveshje mes al-Qaidës dhe qeverisë iraniane.

Në një deklaratë të publikuar sot, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Ramin Mehmanparast tha se akuzat janë plotësisht të pabaza. Ai refuzoi gjithashtu një vendim të gjykatës së Nju Jorkut më 22 dhjetor që e gjen Iranin përgjegjës për ndihmën ndaj al-Qaidës për të kryer sulmet e 11 shtatorit, 2001. Të afërmit e viktimave kanë hedhur në gjyq qeverinë iraniane dhe të tjera për dëme të shkaktuara ndaj tyre.