Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë të drejtpërdrejtë nga Miçigani me kryetarin e komunës së Tuzit të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, i cili ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara.
Zoti Gjeloshaj foli ndër të tjera për raportet me Podgoricën zyrtare, përfshirjen e komuniteteve pakicë në qeveri, mosmarrëveshjet politike, si dhe për padinë e ngritur ndaj tij për shkeljen e rregullave të vendosura për pandeminë.