Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ndodhet në Nju Jork ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjitshme të Kombeve të Bashkuara. Zoti Nishani mbajti një fjalim para Asamblesë dje pasdite. Ai ishte i ftuar sot për një bisedë të drejtpërdrejt në emisionin Ditari nga studioja e Zërit të Amerikës në Nju Jork:
Your browser doesn’t support HTML5
Zёri i Amerikёs: Zoti President, pёrshёndetje!
Presidenti Nishani: Pёrshёndetje, Keida! Dёshiroj nё radhё tё parё tё pёrshёndes tё gjithё gazetarёt e Zёrit tё Amerikёs, punonjёsit dhe drejtuesit e Zёrit tё Amerikёs, veçanёrisht ata tё gjuhёs shqipe.
Zёri i Amerikёs: Zoti President, mes tё tjerash nё fjalimin tuaj nё asamblenё e pёrgjithshme tё OKB-sё ju pёrmendёt pjesёmarrjen e Shqipёrisё nё koalicionin ndёrkombёtar tё udhёhequr nga SHBA pёr tё luftuar grupin Shteti Islamik. Pёrveç dёrgimit tё armёve pёr forcat irakiane, cili ka qenё deri tani kontributi i Shqipёrisё edhe çfarё kontribut tjetёr pritet mё tej?
Presidenti Nishani: Sё pari, Shqipёria i ёshtё bashkuar menjёherё thirrjes pёr kёtё koalicion, pasi jemi tё bindur qё liria, demokracia janё seriozisht tё rrezikuara jo vetёm nё Siri dhe nё Irak por edhe nё gjithё botёn. Ofrimi i gadishmёrisё qё bёri qeveria shqiptare qysh nё momentet e para ёshtё tregues i sjelljes sё vijueshme tё Shqipёrisё pёr tё qenё gjithmonё pёrkrah aleancave tё tilla, veçanёrisht pёrkrah SHBA-ve dhe botёs demokratike dhe do tё mbetet e tillё jo vetёm nё dёrgimin e ndihmave ushtarake nё armatime, qё tashmё janё realizuar, por nё çdo nevojё qё do t'i adresohet qeverisё shqiptare dhe Shqipёrisё si vend.
Zёri i Amerikёs: Zoti Nishani! Tё kalojmё tek disa çёshtje tё ditёs nё Shqipёri. Sё fundi ju keni hapur njё konkurs pёr guvernatorin e ri tё Bankёs sё Shqipёrisё. Ligji pёr Bankёn e Shqipёrisё thotё se kёshillimi Mbikёqyrёs pёrbёhet nga 9 anёtarё dhe guvernatori ёshtё kryetar i kёshillit mbikёqyrёs. Me procedurat qё ju keni filluar si mund tё zgjidhet njё guvernator duke mos qenё anёtar i kёshillit mbikёqyrёs?
Presidenti Nishani: E ka zgjidhur qartёsisht kushtetuta e Republikёs sё Shqipёrisё. E ka zgjidhur qartёsisht ligji. Natyrisht guvernatori qё zgjidhet ёshtё ex ufficio anёtar i kёshillit mbikёqyrёs.
Zёri i Amerikёs: Vёrtet kushtetuta thotё qё guvernatori ёshtё anёtar i kёtij kёshilli por ligji pёrcakton se 5 anёtarё tё kёshillit mbikёqyrёs caktohen nga parlamenti, 3 caktohen nga qeveria dhe njё nga vetё kёshilli; ndёrsa guvernatori duhet tё jetё anёtar i kёshillit mbikёqyrёs. Duket se roli juaj pёr tё propozuar guvernatorin fillon ose ka lidhje vetёm me anёtarёt e kёshillit mbikёqyrёs pasi ata janё pёrcaktuar.
Presidenti Nishani: Nёse do tё kishte qenё kёshtu, do ta kishte thёnё Kushtetuta qartёsisht kёtё gjё. Por Kushtetuta e ka thёnё mjaft qartё dhe secili prej nesh duhet tё ndjekё dhe tё respektojё Kushtetutёn ashtu si ajo ёshtё e pёrcaktuar edhe ligjin pёrkatёs natyrisht. Ligji thotё qё guvernatori ёshtё anёtar i kёshillit mbikёqyrёs dhe menjёherё sapo ai tё zgjidhet bёhet anёtar i kёshillit mbikёqyrёs.
Zёri i Amerikёs: Pra, mё falni se po kёmbёngul edhe pak: ju i keni bёrё thirrje shqiptarёve brenda dhe jashtё vendit qё tё aplikojnё. Krijohet pёrshtypja se kjo thirrje ёshtё pёr kёdo qytetar tё Shqipёrisё, ndёrkohё qё numri kufizohet nga ligji.
Presidenti Nishani: Kёdo qё plotёson kriteret ligjore. Ajo ёshtё mjaft e qartё. Kushtetuta pёrcakton mёnyrёn e zgjedhjes sё guvernatorit tё Bankёs sё Shqipёrisё, dhe ligji pёrcakton kriteret pёr çdo shtetas shqiptar, i cili mund tё zgjidhet nё kёtё pozicion. Pra, gjithçka ёshtё e qartё dhe e pёrcaktuar nё ligj dhe tё gjithё institucionet duhet vetёm tё respektojnё ligjin dhe tё ndjekin pёrcaktimet ligjore e kushtetuese. Kёshtu shkojmё drejt realizimit tё objektivit dhe detyrave tona.
Zёri i Amerikёs: Zoti President! Njё nga problemet e mёdha nё Shqipёri ёshtё drejtёsia, siç ёshtё edhe konsensusi i gjithё faktorёve nё vend. Dje u miratua ngritja e njё komisioni hetimor bazuar nё kёrkesёn e njё grupi deputetёsh pёr shkarkimin e nёnkryetarit tё KLD-sё dhe njё anёtari tё tij. Cili ёshtё mendimi juaj pёr kёtё çёshtje?
Presidenti Nishani: Unё e kam deklaruar mjaft hapur dhe publikisht edhe herёt e kaluara. Falemnderit qё mё jepni edhe njё herё tjetёr mundёsinё qё ta denoncoj kёtё akt si njё ndёryrje tё drejtpёrdrejtё tё politikёs nё njё prej pushteteve mё tё rёndёsishme nё demokraci siç ёshtё drejtёsia dhe gjyqёsori. Nuk ka asnjё shkak asnjё parashikim pёr tё ndёrmarrё njё hap tё tillё. Unё nuk do tё merrja kohёn e çmuar tё kёsaj interviste pёr tё renditur njё angazhim dhe kontribut tё rёndёsishёm gjatё dy viteve tё fundit nga ana e Kёshillit tё Lartё tё Drejtёsisё. Ajo qё mё shqetёson dhe qё ia adresoj opinionit publik dhe tё gjithё partnerёve tё Shqipёrisё ka tё bёjё me faktin qё ky akt ёshtё njё ndёrhyrje e hapur nё kundёrshtim me Kushtetutёn e Republikёs sё Shqipёrisё, nё kundёrshtim me ligjet e vendit pёr tё patur njё kontroll politik mbi sistemin e drejtёsisё dhe kjo mё shqetёson jashtёzakonisht shumё.
Zёri i Amerikёs: Zoti president, besoj se e keni fjalёn pёr ankesёn qё ju vetё keni bёrё nё Gjykatёn Kushtetuese, qё pritet tё thotё fjalёn e saj. Ndёrkohё debatet pёr KLD-nё kanё vazhduar. Ministri i drejtёsisё e ka akuzuar KLD-nё pёr shkelje ligji. Nё shtyp ёshtё botuar edhe pёrmbajtja e procesverbalit tё mbledhjesd sё fundit, ku dalin nё pah debatet e shumta. Ju e pranoni qё kjo ёshtё problematike. Cili ёshtё mendimi juaj? Si mund tё reformohet ky organ?
Presidenti Nishani: Jo vetёm KLD, por nё tёrёsi sistemi i drejtёsisё nё Shqipёri ka nevojё pёr njё reformё tё thellё, tё qenёsishme, transparente dhe natyrisht me efiçencё nё afate tё gjata. Kjo nuk asnjё dyshim dhe kjo ёshtё arёsyeja qё unё kam marrё edhe njё iniciativё mё tё fundit pёr tё organizuar njё tryezё mbi draftimin dhe orientimin e reformёs nё sistemin e drejtёsisё mё daёtn 6 tetor ku ёshtё ftuar qeveria shqiptare, aktorё ndёrkombёtarё, pёrfaqёsues tё shoqёrisё civile dhe mjaft grupe tё tjera interesi, pasi ёshtё njё çёshtje qё duhet vёrtet njё angazhim i madh, serioz dhe i thellё. Tё gjithё aktorёt qё janё tё interesuar pёr njё reformё reale nё sistemin e drejtёsisё duhet t'u referohen praktikave mё tё mira europiane tё reformave. Shqipёria besoj se e ka kёtё mundёsi pёr tё marrё kёtё pёrvojё e kёto shembuj dhe njёkohёsisht pёr tё realizuar njё reformё nё sistemin e drejtёsisё, e cila do t'i shёrbejё shtetit tё sё drejtёs, sundimit tё ligjit, shёrbimit ndaj qytetarёve, dhe jo vёnies nёn kontroll tё politikёs cilado qoftё qeveria e radhёs nё fuqi tё kёtij sistemi kaq tё fuqishёm dhe vital pёr demokracinё e çdo shteti.
Zёri i Amerikёs: Qё kёto praktika mё tё mira qё ju pёrmendni tё jenё tё suksesshme duhet tё jetё edhe kontekstin e duhur. Degёt e qeverisjes nё Shqipёri kanё njё mosbesim mes njёra-tjetrёs. Mungon edhe vullneti i mirё mesa duket midis palёve kryesore politike nё kёto ngёrçe tё krijuara. Sa penguese ёshtё kjo pёr reformat e nevojshme tё vendit?
Presidenti Nishani: Mungesa e besimit dhe respektit reciprok pengon realizimin e reformave, tё cilёt do tё kenё njё impakt dhe qёndrueshmёri nё afatgjatё nё kohё. Kjo qenё edhe aryeja qё unё mora iniciativёn pёr tё organizuar njё tryezё tё tillё debati pёr njё nga reformat mё tё rёndёishme si ajo e drejtёsisё. Ne kemi mjaft tё domosdoshme tё ofrojmё modelin e njё kulture politike tё rritjes sё besimit, tё respektit reciprok, tё lejimit tё hapёsirёs sё gjithsecilit nё mёnyrё qё tё arrijmё rezultate qё na vijnё nga reformat, qё t'i rezitojnё kohёs nё afat tё gjatё dhe mё sё shumti t'i shkojnё nё shёrbim jetёs sё pёrditshme tё qytetarёve, natyrisht seriozitetit, konsolidimit dhe funksionimit tё institucioneve tё njё shteti demokratik.
Zёri i Amerikёs: Zoti President! Rastet janё tё shumta pёr tё pasqyruar mangёsitё e sistemit tё drejtёsisё. Po pёrmend njёrin, qё mund tё mos jetё mё i rёndi, por qё ngre disa pikёpyetje tё rёndёsishme edhe pёr shoqёrinё. Ish-guvernatori Ardian Fullani u vendos nё arrest shtёpiak, ndёrsa Inspektorja e Pёrgjithshme Elivar Golemi mbeti me arrest nё burg. Njё vendim i tillё u komentua nёn dritёn e ndikimit tё njё personi mё tё fuqishёm, por edhe me disa nuanca gjinore, pёr faktin qё zonja Golemi ёshtё grua. Çfarё logjike ka patur ky vendim sipas mendimit tuaj?
Presidenti Nishani: Unё do tё komentoj vendimet e gjykatёs dhe tё drejtёsisё, ndryshe do tё dilja nga konteksti kushtetues i institucionit tё presidentit tё Republikёs. Por nё tёrёsi, çёshtja e guvernatorit tё Bankёs sё Shqipёrisё ende ka shumё pikёpyetje. Pres tё shoh sё pari nga ana e njё hetimi tё plotё nga prokuroria dhe mё pas nga sistemi gjyqёsor, tё shikojmё se si ka ndodhur nё tё vёrtetё mekanizmi i vjedhjes sё parave nё Bankёn e shtetit shqiptar, si ёshtё realizuar ai, kush kanё qenё tё pёrfshirё nё tё. Jam i bindur qё nё pёrfundim tё njё hetimi, qё mё sё pari duhet tё jetё mbi vjedhjen, mbi aktin mё tё rёndё, pra, mbi aktin kriminal, jam i bindur qё do tё dalin mё qartё pas investigimit, pёrgjegjёsitё administrative apo penale tё personave tё tjerё tё pёrfshirё nё kёtё akt. Unё besoj qё sistemi i drejtёsisё nё Shqipёri duhet ta trajtojё shumё seriozisht kёtё çёshtje, sepse ёshtё njё çёshtje qё kёrkon transparencё, profesionalizёm, qёndrim jashtё ndikimeve apo presiodneve qё mund tё vijnё nga politika, apo nga grupe tё tjera tё interesit pёr tё patur njё proces jo tё drejtё. Çёshtja e vjedhjes sё Bankёs sё Shqipёrisё ёshtё njё çёshtje po aq e rёndёsishme sa i takon zbardhjes deri nё fund tё saj, dhe i pёrgjegjёsve tё kёsaj çёshtjeje. Unё shpresoj qё nё trajtimin e çёshtjes nga ana e gjyqёsorit tё merren parasysh tё gjitha rrethanat pёr çdo tё akuzuar.
Zёri i Amerikёs: Zoti president! Me njё pozicion mbi palёt, siç ёshtё ai i presidentit, mund tё ndikohet pёr tё ndёrmjetёsuar nё zbutjen e mosmarrёveshjeve politike qё karakterizojnё nё Shqipёri marrёdhёniet mes qeverisё dhe opozitёs. Ju jeni akuzuar se mbani shpesh anёn e opozitёs. Si i pёrgjigjeni ju kёtyre akuzave?
Presidenti Nishani: Kёto kanё qenё akuza paksa naïve nё gjykimin tim, sepse presidenti nuk ka asnjё rast tё vetёm tё identifikuar qё ёshtё sjellё nё mёnyrё politike, qё ka tentuar tё pengojё punёn e qeverisё, reformat. Pёrkundrazi. Nё gjykimin dhe nё vlerёsimin tim, presidenti ka qenё njё zё mbёshtetёs i angazhimeve tё drejta, ligjore, i angazhimeve kushtetuese tё qeverisё, i reformave tё domosshme. Unё besoj qё ёshtё pёrgjigja dhe argumenti mё i mirё pёr tё dekurajuar çdo akuzё e karakterit politik, qё vjen ndaj presidentit tё Republikёs. Unё besoj qё shoqёria dhe demokracia shqiptare nuk ka nevojё pёr njё president i i cili tё jetё njё noter i paarsyeshёm dhe i paargumentuar i qeverisё. Pёrkundrazi. Institucioni i presidentit tё Republikёs, megjithёse nuk ka njё pushtet ekzekutiv, por ёshtё njё zё mjaft i rёndёsishёm nё promovimin e vlerave mё tё mira tё shoqёrisё, tё mbёshtetjes sё reformave tё domosdoshme, por edhe i ruajtjes dhe i mbrojtjes sё integritetit tё institucioneve, tё vetё vlerave tё demokracisё. Ky ka qenё angazhimi dhe ky do tё mbetet pёrsёri pёrgjegjёsia dhe i tёrё kontributi qё unё do tё jap nё tё ardhmen.
Zёri i Amerikёs: Zoti President! Kohёt e fundit ka patur disa ceremoni publike ku kanё marrё pjesё disa persona nё kёto ceremoni, tё cilёt mesa duket janё nostalgjikё tё kohёs sё kaluar dhe kanё paraqitur disa simbole tё ish-diktatorit. Desha t'ju pyes; a vihet re njё farё moskuptimi mes grupeve tё ndryshme nё Shqipёri duke patur parasysh se sa shumё njerёz kanё vuajtur nga ajo diktaturё dhe nga personat qё e shkaktuan atё?
Presidenti Nishani: Jo. Unё nuk do ta konsideroja si njё moskuptim. Pёrkundrazi. Unё do ta gjykoja dhe do ta vlerёsoja si njё provokim qё i bёhet shoqёrisё shqiptare, njё provokim i rёndё qё i bёhet demokracisё shqiptare, njё provokim i rёndё qё i bёhet tё shkuarёs nё Shqipёri. Por, unё mund tё them qё çёshtja nё tёrёsi e prezantimit apo e risjelljes nё vёmendje tё publikut tё diktaturёs apo tё figurave tё diktaturёs ёshtё njё çёshtje, e cila kёrkon njё reagim serioz tё shoqёrisё shqiptare, tё shoqёrisё civile, tё qytetarёve shqiptarё. Shqipёria ka nevojё vёrtet pёr tё analizuar dhe pёr tё shkuar drejt hetimit dhe dёnimit real tё krimeve tё komunizmit. Shqipёria, politika shqiptare dhe aktorё tё rёndёsishёm tё shoqёrisё dhe publikut kanё nevojё pёr njё proces lustracioni, dhe jam i bindur qё tё gjithё do tё jemi shumё mё mirё. Natyrisht do t'i pritet rruga çdolloj provokimi tё kёsaj force dhe kёtij modeli qё tenton tё silelt nё mёnyrё shumё provokative dhe shumё tё padrejtё nё opinionin publik shqiptar dhe nё ndjenjat e atyre qё kanё vuajtur drejtpёrdrejt persekutimin e komunizmit nё Shqipёri.