Utopia është një vend imagjinar, i një perfeksioni ideal, një skemë jopraktike. Për pjesëmarrësit e Bienales së Londrës, një festival arti bashkëkohor që u mbajt për herë të parë në shtator, sfida ishte ta përkufizonin dhe ta paraqisnin këtë koncept në punimet e tyre. Shqipëria u nderua me medaljen publike për punimin e artistit Helidon Xhixha. Kuratori i pjesëmarrjes së Shqipërisë, Dino Korça thotë në një intervistë me kolegen Keida Kostreci se në këndvështrimin e tij, utopia është një moment që duket i parealizueshëm, por që e bën të dëshirueshme udhëtimi për ta arritur atë.
Your browser doesn’t support HTML5